29.04.2016 · përditësuar para 3746 dite1 min lexim
Pas largimit të deputeti dhe biznesmenit, Ramiz Kelmendi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ushtruesit të detyrës të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“E falënderoj për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe i dëshiroj punë të mbarë në angazhimet e tij të mëtutjeshme”, ka shkruar Veseli në Facebook.
“Pa dyshim, bashkëpunimi ynë parimor për zhvillimin ekonomik të vendit mund të vazhdojë edhe në të ardhmen”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.