Lajmet e fundit

Kryetari i kuvendit Kadri Veseli, ka deklaruar se rasti i vdekjes së Aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nuk guxon të politizohet, raporton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka thënë se kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund.
Këtë deklarim Veseli e ka bërë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të martën, ku Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të mërkurën parlamenti të mbajë një seancë të jashtëzakonshme ku diskutohet për rastin Dehari.