Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Qeveria duhet të jetë më korrekte ndaj Kuvendit dhe jo të tregojë që po heq dorë nga raportimi vetëm dy ditë para datës së caktuar.
I pyetur nëse do të përballet me skenarin e bllokimit të foltores sikurse ndodhi me Sabri Hamitin, ai ka thënë se opozita duhet të tregohet gjakëftohtë si dhe të përballet me argumente në seancë, njofton Klan Kosova.