Lajmet e fundit

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se riformatizimi i Qeverisë do të jetë substancial dhe asesi nuk do të shërbejë për kënaqjen e egos dhe dëshirave të dikujt.
Ai ka deklaruar se fokus të vecantë do të kenë cështjet ekonomike, krijimi i një platforme të fortë për biznese dhe forcimi i shtetit ligjor, njofton Klan Kosova.
"Nuk është cështje vetëme zvogëlimit të Qeverisë. Ministritë duhet të jenë më funksionale. Do të ketë riformatim, por nuk do të ketë kënaqje të egove të personave të caktuar".
"Do të ketë ristrukturim substancial që do të prekë politikat tona në fushën ekonomike, që të krijohen parakushte të mira për bizneset. Po ashtu të forcohet shteti ligjor. E kemi obligim që të ecim përpara". /klankosova.tv