Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se protesta e sotme kishte një fillim dinjitoz, me një përfundim dëshpërues.
"Dhunimi i shtetit në forma të tilla të zjarrvënies së institucioneve entuziazmon kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, zhgënjen partnerët ndërkombëtarë të shtetit tonë dhe dëshpëron e frikëson qytetarët që duan t’i rrisin fëmijët e tyre në këtë vend"
" Sa nuk është bërë vonë duhet reflektuar. Kjo nuk është Kosova që duan qytetarët e saj. Mbështetje Policisë së Kosovës e cila sot dëshmoi një profesionalizëm të nivelit më të lartë në mbrojtjen e institucioneve, jetës dhe pronës së qytetarëve" thuhet në deklaratën e shefit të Kuvendit, transmeton Klan Kosova.