Lajmet e fundit

Kadri Veseli e din se në institucionet e pavarura në Kosovë ka shumë telashe.
Këtë kryetari i Kuvendit e potencoi edhe si mysafir në konferencën e organizuar nga OSBE, e ku u fol për përmirësimin e performancës së këtyre institucioneve, njofton Klan Kosova.
Veseli këtu tha këto organe të shtetit shpesh herë kanë telashe me buxhetin, por problem edhe më të madh e kanë çështjen e emërimit në borde e poste udhëheqëse.
Por, i pari i Kuvendit tha se nuk do të dorëzohen para këtij problemi. Ambasadori i OSBE-së në Prishtinë, Jan Brathu theksoi tri institucione ku duhet pasur kujdes të veçantë.
Më poshtë ndiqeni të plotë kronikën e gazetarit Dibran Istrefi.