Partia Demokratike e Kosovës është pro vazhdimit të mandatit të EULEX-it në Kosovë, porse ne duam të shohim rezultate, ka thënë kryetari i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.
Veseli, duke folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se edhe qyetarët e Kosovës e kanë parë se në Kosovë ka mungesë të shtetit ligjor.
“Qëndrimi politikë i Partisë Demokratike është që t’i vazhdohet mandati EULEX-it në Kosovë, ky nuk është vetëm qëndrimi i yni, por i gjithë qytetarëve që për orientim kanë Bashkimin Europian”, ka deklaruar Veseli.
“Por dëshirojmë që të kemi rezultat më të madh, në të njëjtën kohë të kemi partneritet mes nesh, sepse nuk është mirë kur fajësia hidhet herë tek një palë herë tek një tjetër. Kemi një pjesë që nuk kemi progres, aty ku ka vërejtje është pjesa e mungesë së shteti ligjore, unë do të dëshirojë që vazhdimi i EULEX-it do t’i kontribuonte shteti ligjor”.
"Duhet ta kemi parasysh se institucionet e Kosovës, drejtësia në Kosovës, gjyqtarët tanë, prokurorët tanë, kanë mundësi dhe duhet të kenë, Ka qenë një shqetësim imi personal, pse duhet të kemi datë, kur qëllimi është integrimi në BE. Ne jemi seriozë, mund ta lëmë hapur fare bashkëpunimin tonë. Por nuk ndihmohet as Kosova, as EULEX që të fshihemi nga njëri-tjetri".
"Ne do ta votojmë vazhdimin e mandatit të EULEX, por ne kemi nevojë edhe për më shumë besim nga ta".
klankosova.tv