Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës sot mbajti fushatë në Deçan, njofton Klan Kosova.
Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, u prit nga lideri i AAK-së në Deçan, Rasim Selmanaj, por i cili nuk e shoqëroi Veselin brenda në sallë.
Veseli iu tha deçanasve që më 11 qershor ta dëshmojnë veten.
Pas Deçanit, Veseli u nis për Gjakovë, ku kishte më tepër interesim për tubimin e tij.
Veseli ndërkaq, edhe në Gjakovë tha se koalicioni i tij me Ramush Haradinajn është opsioni më i mirë për t'u votuar, më 11 qershor.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi
https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1563732247005297/