Lajmet e fundit

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, sot, ka takuar drejtues të dy kompanive gjermane të fushës së bujqësisë dhe shëndetësisë.
Ai u informua nga investitorët gjermanë për interesimin e shtuar të tyre për të investuar në Kosovë, kur dihen mundësitë prodhuese në bujqësi, po ashtu edhe nevojat për investime në shëndetësi.
Veseli mirëpriti përkushtimin e investitorëve gjermanë për të investuar në Kosovë.
“Investitorët janë të mirëseardhur në vendin tonë. Jemi duke punuar që legjislacioni të jetë sa më i përshtatshëm për të nxitur investimet, si dhe do të angazhohemi maksimalisht që klima e biznesit, siguria dhe kushtet për të bërë biznes, të përmirësohen. Për këtë do të jemi shumë të përkushtuar dhe të angazhuar në vazhdimësi”, theksoi ai, transmeton Klan Kosova.