Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka prezantuar në selinë e Degës së PDK-së në Prizren, kandidatin për kryetar të kësaj partie për këtë qytet, Shaqir Totaj.
Duke e falënderuar Ramadan Mujën për qeverisjen në tri mandate lideri i PDK-së, kandidatin për kryetar e quajti, qytetar të ndershëm profesionist dhe njeri të jashtëzakonshëm
“Me vullnetin e qytetarëve të Prizrenit Shaqir Totaj do të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit".
“Me modestinë që e karakterizon këtë qytet dhe me përkushtimin e përbashkët jam i bindur se do të arrijmë fitore me 22 tetor", tha ai, transmeton Klan Kosova.