Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimin e Komunës së Graçanicës përmes projekteve kapitale.
Veseli i ka ofruar mbështetje të plotë kryetarit të Graçanicës për vazhdimin e punës dhe zbatimin e projekteve kapitale në dobi të zhvillimit ekonomik lokal dhe në interes të gjitha komuniteteve që jetojnë në Graçanicë, transmeton Klan Kosova.
Kostiq e ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar.