Lajmet e fundit

Lopët po i pakësohen dita ditës.
Kështu Naser Kamishi ka hall se do ti mbes shtalla e zbrazët.
Këtij fermeri nga fshati Rekë e Kaçanikut i ngordhën 4 nga 16 lopët e tij. Të sëmura me sëmundjen gungore të lëkurës ky i ka edhe 3 të tjera.
E për të parë nga afër gjendjen e bagëtive të tij, kryekuvendari Kadri Veseli e Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi të shoqëruar edhe nga kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi vizituan fermën e Kamishit.
Sipas Krasniqit gjendja në teren nuk është e mirë.
Këtij të fundit por edhe fermerëve tjerë që po përballen me humbjen e gjedhit, kreu i kuvendit u premtoj ndihmë institucionale.
Këta vizituan edhe fermën e Hidajet Gurit nga fshati Nikaj. Edhe këtij të fundit i tha se gjedhet do ti kompensohen kokë për kokë.
Bile ndihma sipas Veselit do tu jepet sa me par që të jetë e mundur.
E pikërisht kah ky premtim tani i kanë shpresat këta fermer.
Veseli ndër tjerash ka kërkuar që fermerët të vazhdojnë punën e tyre dhe t’i respektojnë rekomandimet profesionale që dëmet të jenë sa më të vogla.
Ndryshe Gungore e lëkurës nuk bartet tek njerëzit megjithatë konsumi i mishti të një kafshe të sëmurë është i ndaluar me ligj.
Kronikë e Vullnet Krasniqit.