Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli u shpreh se përvoja parlamentare e Hungarisë në procesin e euro-integrimeve është shumë e mirëseardhur për Kuvendin e Kosovës.
Veseli në këtë takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, bisedoi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar.
Ambasadori Markusz shprehu gatishmërinë për të përkrahur punën e Kuvendit të Kosovës dhe agjendën legjislative sepse përvoja e Hungarisë në procesin e integrimeve është e vlefshme për Kosovën.
Ambasadori hungarez i dorëzoi Kryetarit Veseli ftesën zyrtare për pjesëmarrje në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit perëndimor, që mbahet në Parlamentin e Hungarisë, më 16 tetor 2015, me temën: Bashkimi evropian dhe politikat e sigurisë.