Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përkujtuar Betejën e Gllogjanit të 24 marsit të vitit 1998.
"Në këtë datë historike për Kosovën, kujtojmë edhe Betejën e 24 Marsit të vitit 1998, në Gllogjan të Deçanit, e cila në vazhdimësinë e qëndresës së Likoshanit e Prekazit, po dëshmonte se UÇK-ja tanimë kishte lëshuar shtat në të gjithë Kosovën".
"Përulje dhe nderim për të rënët e asaj dite dhe të gjithë të rënët e luftës sonë për liri!" ka shkruar ai në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.