Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka përshëndetur veprimin e organeve të rendit dhe ligjit për lirimin e pronave të uzurpuara.
"Më vjen mirë që kërkesa ime publike për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të uzurpatorëve të pronave është duke u bërë realitet".
" Në Kosovë prona është e shenjtë, ligji vepron njësoj për të gjithë dhe qytetarët meritojnë të jetojnë në prosperitet dhe dinjitet" ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.