Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli ka bërë homazhe në Galicë të Vushtrrisë ku prehet trupi i Azem Galicës bashkë me ata të 50 të rënëve nga tri fshatra të kësaj komunë më 15 korrik të vitit 1924.
Veseli ka thënë se asnjëherë nuk duhet të harrohet ajo që ka ndodhur në Galicë, Dubovcë e Mikushnicë dhe secili nga ne duhet të përkulemi para Azem dhe Shote Galicës që ishin themelues të lëvizjes për çlirimin e Kosovës nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, njofton Klan Kosova.
"Ne duhet t`i përkujtojmë ata çdo ditë për veprat e tyre në mënyrë që ta forcojmë dhe zhvillojmë shtetin" tha njofton Klan Kosova.