Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka përkujtuar At Shtjefën Gjeçovin me rastin e 142 vjetorit të lindjes së tij.
"Sot mbushen plot 142 vjet nga lindja në Janjevë e njërit prej figurave më të spikatura patriotike, kulturore dhe shkencore të botës shqiptare, At Shtjefën Gjeçovit"
" E kujtojmë me nderim e mirënjohje të thellë At Gjeçovin jo vetëm për kontributin e paçmuar që ka dhënë si udhëheqës shpirtëror, studiues dhe arsimtar i devotshëm por edhe për faktin që ka qenë veprimtar i flaktë i Rilindjes Kombëtare"