Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli është takuar sot me drejtuesit e projektit “Atomi”, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë.
"Diskutuam ide dhe mënyra konkrete që ky projekt të rritet, zhvillohet e të institucionalizohet, si një nga mënyrat që kapitalin e madh njerëzor të cilin e ka vendi ynë ta përkthejmë në zhvillim të gjithëmbarshëm të shtetit tonë.", ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Klan Kosova.