Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përgëzuar 50 mijë vullnetarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” që me aksionin e tyre i pastruan mbi 200 deponi ilegale të mbeturinave.
"Një ambient i shëndoshë e bën një shoqëri të shëndoshë. Është detyrë e të gjithë neve, qytetarëve të Kosovës, ta ruajmë mjedisin tonë".
"Përmirësimi i ambientit do të jetë ndër komponentët kryesorë të Fillimit të Ri për Kosovën. #FillimiRi", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.