Lajmet e fundit

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka shkruar në Facebook një status ku ka uruar të gjithë politikanët që ishin pjesë e zgjedhjeve të djeshme në Maqedoni.
Por në vend që t’i përgëzoj “akterët” politikë, Veseli i ka përgëzuar “aktorët” politikë, njofton Klan Kosova.
“Përgëzoj aktorët politikë të Maqedonisë për procesin zgjedhor të rregullt që u zhvillua atje. Uroj që këto zgjedhje të rëndësishme për fqinjët tanë të zhbllokojnë procesin e tyre të integrimit në strukturat euro-atlantike. Për shqiptarët në Maqedoni, tashmë uniteti është jetik”, ka shkruar Veseli.