Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli, pas bisedës në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari, ka përcjellë në largimin e tij nga Kosova, nënpresidentin amerikan Joe Biden.
Me këtë rast ai në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë fotografi, të shoqëruara me një falënderim për nënpresidentin amerikan.
“Pata nderin ta përcjell dhe falënderoj për vizitën në Kosovë, zëvendëspresidentin Biden. Mirupafshim mik i madh i Kosovës”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.