Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli pasi i’u besua mandati për të ushtruar detyrën e kryetarit të partisë së PDK-së deri në zgjedhjet e reja, ka thënë se kjo është një etapë e re për PDK-në si dhe për vazhdimësinë e sukseseve të kësaj partie, njofton Klan Kosova.
Veseli në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së, ka thënë se kjo parti ka qenë shembull edhe kur ishte opozitë.
“PDK-ja do t’iu japë të gjithëve mundësinë për të shprehur idetë e tyre. PDK-ja do të jetë adresë për të gjithë njerëzit punëtorë”.