Lajmet e fundit

Vdekja e ish-aktorit dhe ish-deputetit, Adem Mikullovci ka prekur të gjithë ata që e njohën.
Për vdekjen e Mikullovcit shkroi edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur se Mikullovci do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e pa tejkaluar, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot na la fizikisht aktori i njohur, Adem Mikullovci.
Njeriu që përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë.
Mikullovci si delegat i Kuvendit, i cili shpalli deklaratën Kushtetuese, dhe si aktor me nam në hapësirën tonë kulturore, do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e patejkaluar.
E njoha si njeri të mirë dhe mbetëm miq të respektuar deri në fund.
Ngushëllime familjes dhe miqve!