Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Veseli ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë që besojnë te Zoti.
"Me fat Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë, gjithë atyre që besojnë te Zoti te mirësia te dashamirësia dhe tek afrimi me njëri-tjetrin.”.
Kreu i PDK-së poashtu ka kujtuar heronjtë e rënë në luftën për lirinë e Kosovës,
"Kjo është një ditë e madhe e mëshirës dhe bamirësisë, ftoj të gjithë qytearët që të ndihmojnë njëri - tjetrin”.
“Duhet të mendojmë edhe për të gjithë ata që si kemi në mesin tonë për heronjtë e lirisë si dhe të afërmit të cilët më nuk janë në mesin e familjeve të tyre", ka thënë Veseli.
