Lajmet e fundit

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, mbrëmë është takuar me qytetarët e Vushtrrisë, ku sipas tij ka parë besim në vizionin dhe programin e partisë së tij.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai me anë të një postimi në Facebook, ku shkroi:
“Kudo në Kosovë po ndjehet fryma e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe në Vushtrri, ku mbrëmë takuam qytetarë të të gjitha grupmoshave, ishte i palëkundur besimi i tyre në vizionin dhe programin tonë”.
“Vetëm ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, duke i ofruar mundësi dhe perspektivë të rinjve, kujdes të moshuarve dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë”.
“PDK-ja u ka dhënë më së shumti hapësirë rinisë e grave dhe ka krijuar klimën më të mirë ndërmjet gjeneratave, duke i shndërruar dallimet e tyre të natyrshme në përparësi”.