Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli ka takuar ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Në takim është folur për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe reformat që janë ndërmarrë.
"Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e shenjtë për popullin dhe institucionet e Kosovës. Me Ambasadorin Kosnett, i cili është një diplomat me eksperiencë të madhe dhe që ka kontribuar për vendin tonë edhe më herët, biseduam për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, por edhe reformat që kemi ndërmarrë si shtet. Kosova do të ecë përkrah me SHBA-të në çdo hap", ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Klan Kosova.