Lajmet e fundit

Ish Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, e pati paraqitjen e parë pranë Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë të Holandës.
Në seancën dëgjimore fillestare që nuk është nisje zyrtare e gjykimit, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u deklarua plotësisht i pa pafajshëm, njofton Klan Kosova.
Kjo në raport me aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit Special e cila është e konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nikola Giu.
Akti akuzues e ngarkon Veselin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Përmes avokatit të tij, britanikut Ben Emerson, ish Kryetari i PDK-së u deklarua se respekton punën e Gjykatës Speciale dhe se askush nuk duhet t’i urrejë gjykatësit e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=1dBCBfSnXxs