Kadri Veseli ka folur për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës, të cilat tashmë kanë nisur me kampanjën “Dekada e Re”.
Veseli tha në një intervistë për Kosova Press se Kosova me PDK-në ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 2007 kur kjo parti është në pushtet.
Ai ka përmendur ndryshime, sipas tij rrënjësor, në infrastrukturën rrugore, atë shkollore, shëndetësore, në arsim e fusha tjera.
Veseli premton edhe reforma të thella brenda partisë që ai drejton.
“Edhe brenda partisë reforma, jo njerëz që mendojnë që të përfitojnë, jo njerëz që mendojnë se ja ka dhënë e drejta e Zotit se ata mund të bëjnë çka donë, jo, jo, të gjithë të barabartë. Jemi për barbarasi të shanseve, jemi për barabarsi të mundësive, kjo do të filloj që brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe në të gjithë Kosovën. Kjo vlerë dhe jam shumë i sigurt se do të jemi të suksesshëm në këtë proces”, tha Veseli.
Interevista e plotë në KP
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.