Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka udhëtuar në Austri ku do të jetë pjesë e konferencës ‘’Com-sult’’ që do të mbahet në Vjenë.
Në komunikatën e dërguar për media thuhet se Kryeparlamentari Veseli është i ftuar në Vjenë për të diskutuar të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.
Raportohet se gjatë prezantimit që do të bëjë Kryetari i Kuvendit Veseli ditën e martë, do të jenë të pranishëm personalitete të larta të shteteve të ndryshme.
Përveç adresimit para përfaqësuesve të shumtë shtetërorë, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të jetë edhe pjesë e paneleve ku do të diskutohen sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian, njofton Klan Kosova.