09.09.2016 · përditësuar para 3614 dite1 min lexim
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot vizitat në lokalet e liruara nga uzurpatorët, njofton Klan Kosova.
Kryeparlamentari vizitën e parë e ka bërë në një lokal në qendër të Prishtinës ndërsa më pas ka vazhduar në një pronë tjetër në Vushtrri, i shoqëruar nga përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Veseli që ishte tek ish-pronat e ndërmarrjes Elean, privatizuar kohë parë, por deri tani të uzurpuara, ka thënë se njëjtë sikur këto prona, duhet dhe do të lirohen të gjitha pronat e uzurpuara në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Ndërsa përfaqësuesi i pronarëve të ligjshëm të pronës, Ylber Kuraja, pohoi se në këtë vend tashmë të liruar për pronarët do të investojnë katër milionë euro dhe do të hapin shumë vende të reja pune.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.