04.06.2016 · përditësuar para 3711 dite1 min lexim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pa gruan si pjesë në proceset politike nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe prandaj në kabinetin e ardhshëm qeveritar do të ketë më shumë gra pjesëmarrës, njofton Klan Kosova.
Kryetari i PDK-së që po merr pjesë në Konventën e pestë të gruas demokratike ka inkurajuar gratë që të ngrisin zërin e tyre dhe të mos ndjehen asnjëherë të pafuqishme karshi burrave.
“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë ta mbështes gjithmonë fuqishëm gruan dhe pa përfaqësim të gruas nuk mund të ketë zhvillim të fuqishëm si në ekonomi dhe në përgjithësi në zhvillime vendit”, ka thënë Veseli.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.