Populli i Kosovës është krenar, sepse ka fituar lirinë, duke ruajtur identitetin dhe gjuhën e tij, ka thënë kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij në 40 vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Këto janë momente që na mundësojmë të shohim rrugën që kemi bërë në të kaluarën, por edhe të qartësimit të të ardhmes sonë”.
“Jemi krenarë sepse ja dolëm të përmbushim qëllimin më fisnik që mund të ketë një popull modern: të jetojë i lirë në tokën e tij, gjuhën dhe identitetin e tij”, pohoi Veseli.
Ai përmendi edhe disa nga emrat më eminentet të mendimit e veprimit shqip.
“Nëse ka një thënie që më së miri e shpreh punën e Akademisë, është: e vërteta na bën të lirë”.
“Ne sot kujtomë me respekt Gazmend Zajmin, Ferid Aganin, Esat Stavilecin, Mark Krasniqin dhe Aleksander Stipçeviqin”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.