24.02.2017 · përditësuar para 3446 dite1 min lexim
Nuk është kohë zgjedhjesh të përgjithshme, por kryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës ka njoftuar se vetëm pas një muaji do të dal me një platformë për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Kadri Veseli ka njoftuar të premten në një konferencë për media se me 25 mars, në Konventën e Partisë që ai udhëheqë do të bëjë të ditur planin dhe vizionin e tij se si të udhëhiqet më mirë Kosova.
“Në fund të muajit të ardhshëm, unë do të dalë para lidershipit të PDK-së dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për platformën time – planin tim – për Kosovën”, ka deklaruar Veseli.
“Për një kohë shumë të gjatë, politikanët kanë dëgjuar njëri-tjetrin. Si kryetar i Kuvendit, unë e di se çfarë mendojnë pjesëtarët e tjerë të Kuvendit. E di se çfarë ata duan që qeveria të bëjë për ata. Por, nuk është fjala këtu për politikanët – fjala është për ju – qytetarët e Kosovës”.
“Kjo është arsyeja pse ju mund të keni vënë re se unë kam bërë vizita gjithandej vendit javët e fundit”, pohoi Veseli në konferncë.
“Kam filluar një turne dëgjimore, sepse unë dua t’i dëgjoj qytetarët drejtpërdrejt – të dëgjoj drejtpërdrejt shqetësimet tuaja, të mësoj për jetën tuaj, dhe të kuptoj se si qeveria mund të punojë më mirë për ju”.
“Vetëm duke dëgjuar, para se gjithash, njerëzit – të gjithë njerëzit në mbarë vendin – do të mund të krijojmë një platform, të marrim masa veprimi, ta çojmë Kosovën përpara”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.