Lajmet e fundit

Bartësi i parë i listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një tubim në Ferizaj, ku ka premtuar se në rast të ardhjes në pushtet të këtij koalicioni, ata do ta fuqizojnë Kosovën sovrane, dhe ta transformojnë ekonomikisht atë.
“Fillimi i Ri është shpresa e Kosovës së re”, tha Veseli në Ferizaj.
Ai premtoi se do t’i përkrahin ndërmarrësit të cilit i konsideroi heronj të Kosovës pasi që puna e tyre me vendosmëri dhe prodhimi i tyre po krijojnë vende të punës.
Përmes subvencionimeve, ai synon që ata ta zgjerojnë veprimaarinë e vet, dhe që të ketë më shumë prodhim në vend, duke pasur më shumë djem e vajza të punësuara.
Veseli premtoi po ashtu mbështetje të fermerëve dhe bujqësisë, duke thënë se do të orientohen nga pjesa e bujqve dhe fermerëve, duke e dyfishuar buxhetin për bujqësi dhe duke i rritur subvencionet, dhe vazhdoi të flasë për një bujqësi moderne industriale që prodhon të mira materiale.