Lajmet e fundit

Bartësi i listës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Kadri Veseli, ka mbajtur sot tubim në Drenas, ku premtoi për ruajten e sovranitetit të Kosovës, dhe tha se Kosovës i duhet zhvillimi ekonomik, njofton Klan Kosova.
Fuqizimi i ndërmarrësve dhe fermerëve, punësimi i të rinjve ishin disa nga shumë premtimet që Veseli ua dha qytetarëve të Drenasit.
“Fillimi i Ri është rinia”, tha Veseli.
“Lirinë e kemi arritur kur jemi bërë të gjithë bashkë”.
“Në vitin 1998-1999 kemi arritur lirinë kur jemi bërë gjithë bashkë”.
“Kemi arritur ta largojmë një agresor shekullor që ka qenë fuqia e tretë më e fuqishme ushtarake në Evropë”, tha Veseli.