17.01.2018 · përditësuar para 3119 dite1 min lexim
Kadri Veseli, kryetari i Parlamentit, ka nderuar figurën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes së tij, njofton Klan Kosova.
“Sot shqiptarët kudo që janë i bashkon nderimi dhe kujtimi për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin – Skenderbeun”, ka shkruar Veseli në postimin e tij.
“Ai është simboli më i fuqishëm i vetëdijes sonë kombëtare, tash e 5 shekuj. Skënderbeu është simbol i identitetit tonë kombëtar dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”.
“Është simbol i orientimit tonë të përhershëm perëndimor. Është simbol universal i luftës për liri, prandaj sot e kemi kudo në sheshet e kryeqyteteve të botës së lirë. Do të jemi gjithmonë krenar me të”.
Viti 2018 është shpallur nga Qeveria e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës si "Viti Mbarëkombëtar i Skenderbeut".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.