Lajmet e fundit

Para pak çastesh ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në këtë mbledhje nuk është i pranishëm kryekuvendari, Kadri Veseli.
Ndryshe, në rend dite të këtij takimi janë Interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe zgjedhja e pesë anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, njofton Klan Kosova.