Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli, është takuar sot me shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Miniane.
Bashkëbiseduesit diskutuan për ndikimin e gjendjes aktuale në Kosovë në trendet e zhvillimit ekonomik dhe treguesit financiar të vendit.
Miniane shprehu shqetësimin e institucionit që ai përfaqëson se bllokada e krijuar në Kuvendin e Kosovës mund të ketë ndikim negativ në objektivat fiskal të Kosovës të paraparë për vitin 2015, si dhe në Marrëveshjet që ka FMN-ja me Qeverinë e Kosovës, në radhë të parë në Ligjin për Buxhetin e Kosovës të vitit 2016 dhe legjislacionin mbështetës të tij.
Veseli nga ana e tij theksoi se “institucionet e Kosovës do të zbatojnë përgjegjësitë e tyre për të mos lejuar dëmtimin e proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, stabilitetin financiar dhe ambientin e përshtatshëm për investime ekonomike, transmeton Klan Kosova.