Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
"Sot rrugëve të Kosovës iu rikthye gjallëria e munguar prej dy muajsh. Ata që e mbushin me gëzim jetën tonë, fëmijët e Kosovës kanë nisur vitin e ri shkollor. Të gjithë nxënësve, arsimtarëve, prindërve që sot kanë nisur fëmijët e tyre për në shkollë, ua uroj një vit të mbarë shkollor".
" Edukimi cilësor në të gjitha nivelet është rruga e vetme që na mundëson përparimin tonë si shtet dhe shoqëri", ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Klan Kosova.