Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se me "Fillimin e Ri: nuk do të ketë mure e as trena të Serbisë në Kosovë.
"Do ta fuqizojmë Mitrovicën, që ta shohim nga lind dielli dhe nga perëndon. Të jetë një Mitrovicë e bashkuar. Jo jug e veri. Fillimi i Ri nënkupton që nuk ka mure në Republikën e Kosovës, nuk ka trena të Serbisë në Republikën e Kosovës. Ka marrë fund Serbia më 12 qershor. Kurrë më nuk do të kthehet! ", ka shkruar ai në një postim në Facebook të cilit ia ka bashkëngjitur një video, transmeton Klan Kosova.