Lajmet e fundit

Gjatë vizitave të djeshme në familjet e besimit katolitik, për urime të festës së Krishtlindjes, kryekuvendari Kadri Veseli qëndroi edhe në qytetin e Klinës.
Pas vizitës në disa familje Veseli u ndal në ambientet e kishës “Zoja e këshillit të mirë “, ku u prit nga Don Lenc Sopi –meshtar i kësaj kishe dhe Imami i Klinës Hetem Desku.
"Kjo mënyrë e festimit të përbashkët mes dy përfaqësueve të dy besimeve tona tregon më se miri për traditën tonë madhështore të bashkëjetesës fetare, traditë që po frymëzon sot njerëz anë e kënd botës që përpiqen për paqen e mirëkuptimin mes njerëzve”,
“Koncepti i tolerancës është i ngushtë për të përshkruar harmoninë tonë fetare, kjo është harmoni vëllazërore, që ashtu siç e trashëguam të fuqishme nga baballarët tanë, kemi obligim kombëtar e fetar t’ua përcjellim brezave që do vijnë pas nesh”tha Veseli.
Pas Klinës, numri një i Kuvendit të Kosovës udhëtoi drejt Gjakovës, ku së bashku me bashkëshorten e tij mori pjesë në meshën e krishtlindjeve e cila u mbajt në Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit të këtij qyteti, transmeton Klan Kosova.