Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë nderime sot pranë varrit të Sabit Veselit, një prej veprimtarëve të hershëm për liri dhe pavarësi dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sabit Veseli është djali i axhës së kryeparlamentarit.
“Sa herë vjen 6 gushti, bashkë me shokët e bashkëluftëtarët tanë ngjitem në kodrën e varreve mbi Broboniq, për të të nderuar ty vëlla Sabit. Na bashkonte gjaku, por më shumë ëndrra për liri, të cilës t’i ia kushtove gjithë jetën".
"Do të të kujtojmë e nderojmë gjithmonë, ashtu siç t’i gjithë jetën, me veprën tënde, e nderove Kosovën”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.