19.04.2016 · përditësuar para 3757 dite1 min lexim
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është duke zhvilluar një takim në të cilin do të vendosen pikat dhe agjenda e Konventës së Jashtëzakonshme Zgjedhore e kësaj partie që është vendosur të mbahet me shtatë maj të këtij viti, njofton Klan Kosova.
Në takim po merr pjesë edhe i sapokthyeri nga një udhëtim disa ditorë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kadri Veseli, Ushtrues Detyre i kryerit të PDK-së.
Pikat që do të shtjellohen në këtë takim përfshinë edhe, caktimin e mbajtjes së mbledhjes me Kryetarët e Degëve, caktimin e mbajtjes së Mbledhjes së Këshillit Drejtues dhe Rendit të Ditës, propozimi i Rendit të Ditës për Konventën e 7 majit 2016, caktimi i orarit të takimeve nëpër degë dhe vendimi për të ftuar mysafirët në Konventë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.