Lajmet e fundit

Me duartrokitje për Kadri Veselin, anëtarët e Këshillit të përgjithshëm, po i hapin punimet e këtij trupi të Partisë Demokratike e Kosovës.
Vetë lideri Veseli, jep garanci se ky subjekt si më i madhi në vend, do të jetë garat i shumë zhvillimeve të momentit dhe të së ardhshmes.
Ai shumë kohë iu kushtoi kritikave të forta ndaj partive të cilat sipas tij, po e bllokojnë shtetin.
Duke folur kryesisht me tone superlative për subjektin e tij politik, Veseli, u ndal dhe te çështjet e nxehta në raportet Kosovë –Serbi.
Këtu u kujdes që ta lavdëroj paraardhësin e tij në parti për një veprim vendimtar.
Në pjesën tjetër Veseli, njëherësh kryetar Kuvendi,i ftoi bashkëpartiakët që të bëhen gati për zgjedhje të sivjetshme, që me rregulla janë ato lokale.
Në këtë takim, Partia Demokatike, paralajmëroi nisjen e disa proceseve brenda saj dhe mbajtjen e Konvetntës.
Pos fjalimit të Veselit, pjesa tjetër e mbledhisë u mbajt prapa dyerve të mbyllura, ku diskutimet kanë zgjatur me orë të tëra.
Kronikë nga Besnik Tahiri.