Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është nënshkruar sot në Librin e zisë për vdekjen e ish-Sekretarit të OKB-së, Kofi Annan.
Veseli ka shkruar se Annan “gjatë luftës në Kosovë dha kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës”, njofton Klan Kosova.
“Me vdekjen e Kofi Annan, bota ka humbur një diplomat dhe një paqedashës humanitar. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend gjithmonë emrin e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.