Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ngushëlluar Italinë pas tërmetit vdekjeprurës që ndodhi atje mesnatën e së martes.
"Në këto momente të vështira pas fatkeqësisë së rëndë natyrore në Itali, jemi pranë popullit mik italian".
"Shpreh dhembjen e qytetarëve të Kosovës dhe solidarizohemi me të afërmit e viktimave, ndërsa urojmë shërim sa më të shpejtë për të lënduarit", ka shkruar ai në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.