Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli e ka uruar shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij.
"Sot është 80 vjetori i lindjes së shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë. I krahasuar me figurat më të mëdha të letërsisë botërore si Dostojevski, Kafka, Tolstoji, Xhojsi, Kadare, sot, është krenaria e kulturës shqiptare në botë" ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në facebook, transmeton Klan Kosova.