Lajmet e fundit
Kryekuvendari , Kadri Veseli ka thënë sot se e gjithë veprimtaria e heroit kombëtar, Isa Boletinit ishte një përballje titanike

Nën patronatin e kryekuvendarit , Kadri Veseli dhe organizuar nga Instituti i Historisë në Prishtinë, Instituti i Historisë në Tiranë dhe ai për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur Konferenca Shkencore “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”.
Para studiuesve të jetës dhe veprës së Isa Boletinit, historianëve dhe të pranishmëve të tjerë të shumtë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mbajti një fjalë rasti.
Veseli me këtë rast tha se periudha në të cilën jetoi dhe veproi heroi kombëtar , ishte periudhë dramatike e historisë sonë kombëtare dhe e kthesave të mëdha, transmeton Klan Kosova.
“E gjithë veprimtaria e Isa Boletinit ishte një përballje me këtë sfidë. Ishte një përballje titanike, e cila e çoi atë nga betejat e grykave të Kosovës, në mbrojtjen e pavarësisë kombëtare të shpallur në Vlorë, e prej andej në zyrat diplomatike të Evropës." tha ai.
Sipas tij në kushtet e reja sociale dhe politike, figura historike e Isa Boletinit kërkon qasje të reja shkencore dhe akademike.