Lajmet e fundit

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim përshëndetës me ambasadoren e Shtetve të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson pasi kjo e fundit e përfundon shërbimin e saj diplomatik në vend.
Përmes profilit të tij zyrtar në facebook, Veseli e ka cilësuar si të çmuar kontributin e Jacobson, në proceset e vendit.
Ai është shprehur falënderues ndaj ambasadores amerikane, e cila i ka premtuar Veselit që do të mbetet përgjithmonë mike e Kosovës, ashtu siç janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.