Lajmet e fundit

Kryetari i, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në hapjen e Panairit ndërkombëtar të Forumit të Biznesit në Prizren, ku po marrin pjesë 132 kompani vendore e ndërkombëtare, nga vendet e rajonit dhe Turqia.
Shefi i parlamentit para të pranishmëve theksoi rëndësinë e prodhimit vendor, investimeve dhe partneritetit me kompanitë e huaja, duke vënë në pah prioritetet e institucioneve, siç janë punësimi, rritja e mirëqenies ekonomike dhe shteti ligjor.
Ai theksoi po ashtu se vendi ynë synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe ofron të gjitha kushtet e mundësitë për investitorët, duke i quajtur heronj.
"Prodhuesit vendorë dhe investitorët që investojnë në Kosovë janë heronj të vërtetë të ditëve tona, ngase ata me punën dhe përkushtimin e tyre janë duke bërë atë që sot i duhet më së shumti vendit tonë, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës", theksoi Veseli, transmeton Klan Kosova.